MADC - SCHOOL

QENDRA E AFTESIMIT PROFESIONAL PER

MENAXHIM DHE ADMINISTRIM

   Rr. Aleksander Moisiu, prapa Akademise Ushtarake Tirane   TEL\FAX: 00355 4 364748. 

 

  MIRSE VINI NE FAQEN 

  TONE TE INTERNETIT

  JU OFROJME ME TE MIREN                                                           E-mail: madc_school@yahoo.com 

"KONKURS" - Daktilografimi ne Kompjuter - Ftohen te marrin pjese ne konkurs te gjithe ata qe ndjekin kurset e MADC.

Home Page
MADC 
Kurse Trajnimi 
Seminare
Konkurse 
Programe te Veēanta
Kontakti 
Informacioni 

 
FOTO TE AKTIVITETEVE
   
Pamje nga MADC
Departamenti i Gjuhes
Departamenti i Kompjuterave
Departamenti i Menaxhimit

Departamenti Social
Konkurset 
Java e te mesuarit te vazhduar
   
 
 
 
Ne bashkpunim me ....
 
PARSH
Drejtoria Asimore e Tiranės
 
 
 
 
 
 

 

Prezantimi i Javes se te Mesuarit te Vazhduar

 

 

Programi i veprimtarisė

“Dita e Dyerve tė Hapura nė MADC”,

organizuar nė kuadrin e Javės sė tė Mėsuarit tė Vazhduar 2005

 

I.  Prezantimi i Javės sė tė Mėsuarit tė Vazhduar.:

                                                                                                Nga Edlira  Kullolli

 

Projektori: Pamje tė pėrgjithėshme nga veprimtaritė e MADC nė vite.

 

Sot, Qendra jonė e Aftėsimit Profesional ka hapur dyert esaj me rastin e Javė sė tė Mėsuarit tė Vazhduar.

Tashmė tė gjithė janė njohur me veprimtarinė “Java e tė Mėsuarit tė Vazhduar”, sepse ėshte viti i pestė rradhasi qė ajo zhvillohet nė Shqipėri, duke filluar qė nga viti 2001, me iniciativėn e Fondacionit PARSH (Projekti I Arsimit tė tė Rriturve nė Shqipėri).

Sfidat e shekullit tė ri kėrkojnė nga njerėzit aftėsi tė nivelit tė lartė, tė cilat arrihen vetėm duke mėsuar vazhdimisht. Nxėnėsve, studentėve, punėtorėve, specialistėve u kėrkohet qė tė zhvillojnė vazhdimisht aftėsitė, tė pasurojnė njohuritė dhe tė rrisin kualifikimin e tyre pėr tė plotėsuar mė mire nevojat e tyre dhe tė shoqėrisė.

            Qendra jonė MADC ka qenė vzhdimisht pjesėmarrėse nė kėtė veprimtari. Me kėtė rast ajo ka hapur dyert e saj pėr t’u bėrė sa mė e njohur nė komunitetin pėrreth, si dhe pėr tė qenė e hapur pėr gjetjen e rrugėve tė reja pėr t’u bėrė gjithnjė e mė e dobishme pėr tė rinjtė e tė rejat dhe, nė pėrgjithėsi, pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar tė gjejnė mundėsi pėr rritjen e dijeve dhe ngritjen profesionale.

Duke ndjerė detyrimin pėr gjallėrimin e veprimtarive edukuese dhe kulturore nė komunitetin pėrreth Qendrės sonė, mendojmė se pjesėmarrja nė Javėn e tė Mėsuarit gjatė gjithė Jetės 2005 ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė dhėnė kontributin tonė qė tė sensibilizojmė komunitetin mbi veprimtaritė e kėsaj Jave, duke promovuar vlerat dhe rolin e tė mėsuarit tė vazhduar, si dhe krijimin e atmosferės sė nevojėshme nė territorin rreth Qendrės sonė.

Nė tė njejtėn kohė, ne tėrheqim vemendjen e komunitetit perrth pėr mundėsitė qė ofron Qendra jonė pėr tė mėsuar dhe pėr t’u trajnuar nė fusha tė ndryshme. Dita e Dyerve tė Hapura,qė kemi organizuar ėshtė njė mundėsi e mirė pėr t’ia arritur kėtij qėllimi.

Ne vijmė sot nė kėtė veprimtari me disa programe konkrete qė janė tėrėsisht nė frymėn e kėsaj veprimtarie. Drejtori I Qendrės do t’ju njohė shkurtimisht me pėrmbajtjen e kėtyre programeve.

 

&

 

 

II.  Shpėrndarja e Certifikatave pėr pjesėmarrėsit nė Konkursin

      “Daktilografimi nė Kompjuter”, organizuar nga MADC.

 

Sot po japim rezultatet e Konkursit “Daktilografimi nė Kompjuter’ pėr vitin 2005.

Ky konkurs u organizua nga Qendra jonė, nė kuadrin e programeve  nė ndihmė tė komunitetit, pėr vitin 2005.

Pėr katėr muaj rresht, pjesėmarrėsit nė kėtė konkurs u trajnuan dhe patėn tė gjithė asistencėn e nevojėshme pėr tė pėrvetėsuar daktilografimin nė kompjuter dhe pėr tė konkuruar pėr disa ēmime.

Ajo qė duam tė vemė nė dukje ėshtė fakti qė Qendra jonė, pėr tė gjithė ata qė shfaqėn dėshirėn pėr tė mėsuar daktilografimin nė kompjuter, vuri nė dispozicion mjetet e saj kompjuterike, njė program trajnimi ndėr mė tė mirėt e kohės si dhe njė asistencė e nxitje tė vazhdueshme,  – tė gjitha kėto pa asnjė pagesė, - por vetėm duke u bazuar tek dėshira dhe vullneti i gjithsecilit pėr tė mėsuar.

 

Prandaj pėrmbyllja e kėtij konkursi pikėrisht nė JMV 2005 ėshtė kuptimplotė dhe demonstron faktin qė kėtė eveniment nė jetėn shoqėrore tė vendit tonė ne e pėrjetojmė tė shoqėruar me veprimtari konkrete dhe e presim me rezultate konkrete.

 

Qendra jonė ka njė traditė nė organizimin e konkurseve me tema nga mė tė ndryshmet. Janė bėrė konkurse pėr fizikėn, pėr kiminė, pėr matematikėn, janė zhvilluar seminare me tema tė mprehta shoqėrore.

Por ėshtė hera e parė qė ne zhvillojmė njė konkurs mbi daktilografinė nė kompjuter, njė konkurs qė u dha mundėsinė pjesėmarrėsve tė trajnohen nė mėnyrė intensive dhe tė konkurojnė midis tyre pėr tre vendet e para.

           

Nė Konkurs moren pjesė 42 pjesėmarrės.

 

Konkursi u zhvillua nė 3 faza. Njė Komision Monitorues i ndoqi kėto faza dhe bėri vlerėsimet pėrkatėse..

 

Nė fazėn e parė u evidentuan 20 mė tė mirėt.

Nė fazėn e dytė u evidentuan 10 mė tė mirėt.

Nė fazėn e tretė, u zhvillua gara pėr daktilografimin e njė teksti tė marrė

nga shtypi i asaj dite dhe mbi bazėn e vlerėsimeve qė bėn vetė programi,

Komisioni Monitorues shpalli fitues:

 

1. Vendi i parė, AUREL REXHAJ, merr Certifikatėn e Vendit tė parė dhe

    njėkohėsisht fiton tė drejtėn:

-   Tė djekė pa pagesė tė kurseve tė kompjuterit nė MADC, qė plotėsojnė kėrkesat e Certifikatės Europiane tė programit Xpert (Windows, Word dhe Internet)

-   Ose, ndjekja pa pagesė pėr 6 muaj e ēdo kursi tė gjuhės sė huaj nė MADC.

2. Vendi i dytė, ENEA FEZAJ, merr Certifikatėn e Vendit tė parė dhe

    njėkohėsisht fiton tė drejtėn:

-   Tė ndjekė pa pagesė njė kurs kompjuteri nė MADC,

-   Ose, ndjekja pa pagesė pėr 3 muaj tė ēdo kursi tė gjuhės sė huaj nė MADC.

 

3. Vendi i tretė, ALBANA META, merr Certifikatėn e Vendit tė Tretė dhe

    njėkohėsisht fiton tė drejtėn:

- Tė ndjekė pa pagesė pėr 1 muaj ēdo kurs tė gjuhės sė huaj nė MADC.

 

 Shtatė pjesėmarrėsit e tjerė tė garės finale marrin automatikisht  Certifikatėn e trajnimit nė kursijn e “Daktilografiit nė Kompjuter”., qė plotėsojnė kėrkesat e Programit “Typing Master Pro”:

1. Ornela Shimshiri

2. Ardit Dankshi

3. Lavdi Banushi

4. Erold Koēi

5. Arens Ibrahimi

6. Anisa Muēa

7. Zemrita Ndreu

 

Tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė u ftuan tė merrnin pjesė nė njė testim pėrfundimtar, duke nxitur trajnimin e tyre tė mėtejshėm. Tė gjithė ata qė rezultuan nė njė nivel tė qėnaqshėm nga ky testim, pajisen edhe kėta me Certifikatėn e trajnimit nė kursijn e “Daktilografiit nė Kompjuter”., qė plotėsojnė kėrkesat e Programit “Typing Master Pro”:

1. Evisa Xhafi

2. Fjona Ismaili

3. Atnnd Lata

4. Enea gozhdari

5. David Idėrshai

 

Kjo ishte e gjitha pėr kėtė konkurs. Ne i urojmė pjesėmarrėsve suksese tė mėtejshme nė aftėsimin e tyre, jo vetėm nė kompjuter, dhe urojmė gjithashtu qė kjo tė shėrbejė si njė nxitje dhe njė bazė e mirė pėr aftėsimin e tyre tė mėtejshėm nė fushat e shumta tė dijes qė ata kanė zgjedhur ose do tė zgjedhin.

Nga ana jonė, ne do ta vazhdojmė kėtė lloj kontributi, duke organizuar konkurse tė tjera, do tė orgamizojmė konkurse tė kėtij niveli, me qėllim krijimin e kushteve pėr njė trajnim masiv, por edhe konkurse mė profesionale. Pas disa konkurseve, ne do tė arrijmė t’i ballafaqojmė pjesėmarrėsit dhe fituesit e konkurseve tė ndryshme nė njė garė finale, qė do tė jetė kontribut tjetėr i Qendrės sonė pėr nxitjen e tė mėsuarit tė vazhduar.

Edhe njėherė ju urojmė suksese tė mėtejshme pjesėmarrėsve tė konkursit !

 

&

 

 

III.Njohja me kurset qė do tė zhvillojė MADC gjatė periudhės verore.

 

Veprimtaria qė po pėrcjellim bėn thirrje pėr njė mėsim tė vazhduar.

Prandaj ne nuk do ta mbyllim me Konkursin qė sapo pėrfunduam, por do tė promovojmė njė program tjetėr, sa interesant, aq edhe tė dobishėm..

Ėshtė fjala pėr programin veror 2005.

Ky program do tė ketė dy faza:

Faza e pare, 16 qershor – 15 korrik, do tė ketė kurse nė 2 kurse:

-          Kompjuter – programi kompleks,

-          Internet njė program intensive, por i plotė.

Faza e dytė: 16 gusht – 15 shtator, do tė ketė kurse nė 2 lėndė gjithashtu:

-          Internet (i njejti program intensive)

-          Daktilografimi nė kompjuter

 

Nė Kompjuter – programi kompleks, do tė jepen bazat e punės nė kompjuter nė programet mė kryesore (Windows XP, Word 2003, Excel 2003). Kurset do tė jenė intensive, ēdo ditė (nga e hėna nė tė premte) dy orė mėsimore, do tė ketė njė gėrshetim tė mirė tė anės teorike me punėn praktike, duke i dhėnė prioritet anės praktike, Pėr tė gjithė ata qė duan tė arrijnė shpejt tė pėrdorin kompjuterin nė funksionet e tij mė kryesore, ėshtė njė rast i mirė qė ta arrijnė kėtė me njė trajnim intensiv. Pagesa ėshtė tepėr e reduktuar, 2000 lekė pėr  22 seanca, ēka ėshtė shumė mė e ulėt se pagesa e kurseve tė zakonėshme.

 

Nė kursin Internet - Intensiv krijohen tė gjitha mundėsitė e trajnimit pėr pėrdorimin e frutshėm tė internetit nė tė gjitha funksione kryesore tė tij, duke punuar gjatė gjithė kohės OnLine

 

Ndėrsa nė kursin Daktilografimi nė kompjuter, tė gjithė ata qė duan ta pėrvetėsojnė dhe tė bėhen tė suksesshėm nė pėrdorimin e kėtij funksioni tė rėndėsishėm pėr formimin bazė dhe tė domosdoshėm tė kompjuterit, do tė kenė mundėsi tė punojnė me programin Typing Master Pro, njė program i kohės, i cili ėshtė interaktiv, me monitorim automatik, qė tė orienton domosdoshmėrisht drejt suksesit, mjafton qė tė tregohet vullnet dhe punė e vazhdueshme.

 

             

IV. Prezantimi i faqes sė internetit tė MADC.

 

Pėr ne ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr ta bėrė tė njohur veprimtarinė tonė dhe mundėsitė qė ne ofrojmė. Pra ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr tė komunikuar me publikun. Ne i ftojmė tė gjithė ata qė kanė mundėsi tė pėrdorin internetin ta vizitojnė faqen tonė.

 

 

V. Njohja me ambjentet, programet dhe mjetet mėsimore tė MADC.,

     pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar.

 

 

Pra JMJ gjen vendin e saj nė mėnyrė tė natyrėshme nė programet tona. Ne do tė shtojmė pėrpjekjet qė ta pasurojmė kėtė program, qė JMJ tė ndjehet mė shumė, qė ajo tė ndjehet e kuptohet mė shumė, qė ajo tė nxisė nė tė mėsuarit e vazhduar njė masė sa mė tė madhe njerėzish.

 

Ju falenderojmė pėr pjesėmarrjen.